Policia e Dibrës ka ndaluar edhe dy persona të tjerë për përplasjen e ndodhur më 28 qershor jashtë KZAZ numër 19 në Peshkopi. Të ndaluar janë shtetasit, Vladimir Kojku, protestues dhe Melis Nela, sekretari i grupseksionit të PD në Dibër .
Gjatë protestës në KZAZ pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës të cilët tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.
Protesta vijoi për orë të tëra, ndërsa pati disa të lënduar dhe shumë të shoqëruar. 13 persona të tjerë të ndaluar për protestën u liruan nga gjykata më 2 korrik.





