Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar për përplasjen mes policisë dhe banorëve tek ‘Petro Nini’ në Tiranë. Ai akuzon mediat se po i ngatërrojnë gjërat.
“Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje! Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit”, shkruan Rama në Twitter.
Më herët, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kritikoi qëndrimin e policisë ndaj ngjarjes.





