Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i kërkoi Zelenskyt të kërkonte falje pas përplasjes me presidentin Trump në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Rubio deklaroi se Zelensky duhet të kërkojë ndjesë për humbjen e kohës me një takim që përfundoi në këtë mënyrë.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk e sheh të mundur diskutimin për garanci sigurie për Ukrainën pa arritur më parë një marrëveshje paqeje. Pse duhet të flas për garanci sigurie për Ukrainën? Së pari, më lini të arrij një marrëveshje paqeje. Kjo nuk do të thotë që garancitë nuk mund të përfshihen si pjesë e negociatave, por më parë duhet të ketë një marrëveshje. Çfarë paqeje ka për të garantuar nëse nuk ka ende një marrëveshje paqeje”, tha Rubio.

Agjencia ruse e lajmeve Tass duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është i interesuar të rishikojë ose të ringjallë marrëveshjen për mineralet e rralla me Ukrainën për momentin. Sipas këtij zyrtari, përfaqësuesit e delegacionit ukrainas “filluan të luteshin” për të firmosur marrëveshjen menjëherë pasi u ftuan të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë.