Me sa duket gara mes Edi Ramës dhe Ben Blushit ka nisur. Të dy kundërshtarët në Partinë Socialiste “përplasen” sot në Korçë, por nuk do të jenë në të njëjtin mjedis.

Ben Blushi kishte lajmëruar disa ditë më parë se sot do të zhvillonte një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Korçës në orën 17:00 në mjediset e “Kinema Millenium”. Ndërsa 24 orë pas publikimit të këtij lajmi, rivali Rama vendosi të organizojë befasisht një miting në të njëjtin qytet.

Rama do të jetë po sot, në një tjetër tubim, por një orë më herët, në orën 16:00 në Pallatin e Sportit. Ben Blushi ka shpërndarë prej ditësh ftesën për simpatizantët e tij, por vetëm dje u mësua se edhe Rama do të shkojë po sot në Korçë.