26gusht 2015 – Shembet kisha e Shën Thanasit në Dhërmi. Pas një debati të madh 1-javor, mes Kishës Ortodokse dhe autoriteteve shqiptare, gjatë orëve të natës është prishur godina e konsideruar si ndërtim pa leje. Forcat e INUK kanë vepruar në befasi, sipas kryebashkiakut të Himarës, për të shmangur përplasjen me banorët.

Sot në mëngjes, zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, bëri të ditur faktin e shembjes, duke u shprehur se gjithçka ishte e rreme. “Duket qartë gënjeshtra se kishte mure të vjetra të kishës së parë. U shemb gjikçka. Tani e kanë radhën eshtrat e familjeve ortodokse të fshatit që të përdhosen, se gjoja do gjejne eshtrat e një katoliku italian që kishte ardhur t'u kthente besën”, ishte reagimi i Dhimës.

Vetëm një ditë më parë kryeministri Rama tha se nuk mund të quhet kishë një garazh pa leje në Dhërmi. Sipas tij, edhe ky objekt do të rilindë për të ruajtur trashëgiminë tonë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/