Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka sjellë menjëherë tensione mes banorëve. Prania e fituesit të edicionit të dytë duket se nuk është pritur mirë nga Rogerti, i cili reagoi menjëherë pas futjes së tij në shtëpi.

Sipas pamjeve të transmetuara, Rogerti nisi debate të drejtpërdrejta me Luizin, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj rikthimit të këngëtarit në format. Përplasjet verbale u zhvilluan që në orët e para, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë dhe duke krijuar një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.

Pra, në darkën pas Prime-t, nisën menjëherë debatet mes dy banorëve.

Pjesë nga debati-

Rogerti: O ti debil, o legen… Mua mos më prek më me dorë. A dëgjon?! Mua më me dorë mos më prek më me dorë se ta tregoj vendin mirë. A më njeh? I ke pas thënë njerëzve dikur: ‘Lëre gangsterin jashtë’. Tani po të them unë lëre gangsterin jashtë. Me mua mos u kap. Si brenda, si jashtë, ta nxjerrë shtyllën kurrizore. Dëgjo bobin këtu. A dëgjon? Jo me mua. O biond, jo me mua. Mos më prek më me dorë. Nuk më provokon dot. Kujdes! Nëse do të luash, luaj si zotëri që je. Mua me dorë mos më prek më.

Luizi: Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu.

Rogerti: Babai im është tifozi yt. Mos u merr me atë punë ti.

Luizi: Fisi Sterkaj, kam respekt për ju. Se ku e keni gjetur këtë?! Këta Sterkajt janë të mirë. Janë burra po të them për atë Zot, me ‘RR’.

Rogerti: Mbylle gojën, mos më fol mua për mbiemrin. O zhuls. O lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz. Mbylle gojën. në rregull?