Një përleshje e ashpër mes dhjetëra personave të komunitetit “Rom” dhe shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Selanikut .

Sipas informacioneve të protothema.gr , gjithçka ka ndodhur pak pas orës 22:00 në Parkun Peristeria. Sipas dëshmitarëve okularë, shkak ka qenë fakti se të miturit e dy familjeve janë grindur me njëri-tjetrin. Më pas gratë e dy familjeve filluan të rriheshin, ndërsa episodi u shndërrua shpejt në një sherr të ashpër ku u përfshinë më shumë se 20 persona.

Të njëjtat informacione thonë se fillimisht ka pasur një sherr mes të miturve dhe më pas janë përfshirë prindërit. Në episodin e egër që zgjati rreth një orë, ata përdorën gurë, shishe alkooli dhe sende të tjera me qëllim që anëtarët e njërës familje të sulmonin të tjerat.