Një aksident rrugor është regjistruar gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.
Një automjet tip “Renault” me targa AA 864 BN u përplas me një fuoristradë.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, mbetën të lënduar një drejtues automjeti dhe një pasagjer.
Ata u dërguan me urgjencë në spitalin kirurgjik në Elbasan, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Të lënduarit kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





