Dy makina janë përplasur këtë mëngjes në Shkozet të Durrësit, poshtë një mbikalimi këmbësorësh.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme mes dy automjeteve, janë plagosur edhe drejtuesit e tyre, por pa rrezik për jetën. Njëri prej mjeteve ka devijuar më pas dhe është përplasur edhe me një shtyllë anash rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave me të cilën po qarkullonin në këtë aks rrugor.

Janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, siç shihet edhe nga fotot e aksidentit të mbërritura në “DurrësLajm”.

Policia së bashku me shërbimin zjarrfikës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave si dhe lirimin e trafikut.