Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas.
Dy automjete janë përplasur mes tyre, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, pasi njëri nga mjetet, tip Benz, është kthyer në anë të kundërt me drejtimin e lëvizjes.
Siç shihet nga fotot e mbërritura në redaksinë e DurrësLajm, policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e trafikut në këtë segment rrugor.





