5tetor 2015 – Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Maltë, kur gjatë një shfaqjeje me makina për qëllime humanitare u plagosën rëndë 26 vetë. Makina që shkaktoi aksidentin e rëndë ishte një Porsh 750 mijë paundësh, i drejtuar nga supermiliarderi britanik, Paul Bailey.
Ndërsa i jepte makinës me shpejtësi në një pistë avionësh ai humbi drejtim, duke u përplasur fillimisht me barrierën në krah të djathtë të pjesës së rrethuar e më pas mori para spektatorët. Mes të plagosurve është dhe një vajza 6 vjeçe. Edhe vetë biznesmeni është lënduar nga përplasja.
/portali DurresLajm/