Dy grupe janë përplasur me armë zjari mesditën e sotme në qytetin e Kavajës ku ka mbetur i vrarë 1 person dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Mësohet se përplasja ka ndodhur në lagjen numër 4, dhe viktimi, një 50-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte një kalimtar i thjeshtë që nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Paraprakisht mësohet se 2 prej personave të plagosur janë pjesë e grupeve të cilët janë përfshirë në përplasjen me armë. Polica ka ndaluar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.