Të shtëna me armë zjarri në lagjen “Parrucë” të Shkodrës.
Dyshohet për një shkëmbim zjarri mes dy automjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të plagosur.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Jo më larg se një javë më para në Shkodër ndodhi një përplasje me armë zjarri, ku si pasojë mbeti e plagosur një qytetare.





