Të shtëna me armë zjarri pranë aeroportit të Rinasit janë regjistruar pak minuta më parë.
Dyshohet se ngjarja është një atentat kriminal dhe paraprakisht dyshohet për viktima.
Bëhet e ditur se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti në lëvizje.
Nga ngjarja ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.





