Policia ka arrestuar shtetasin Martin Skëndaj i cili ka hapur zjarr mesditën e sotme në ambientet e poliklinikës në Patos.

Sipas burimeve zyrtare, për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur.

Informacion paraprak

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinikës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.