Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në bulevardin kryesor në qytetin e Sarandës. Mësohet se janë dëgjuar së paku 10 të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona
Nga të dhënat e para thuhet se dy prej të plagosurve janë nisur me autoambulancë drejt Tiranës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa në vijim priten detaje të tjera.





