11 korrik 2015 – Të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e sotme në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:30 në bulevardin “Durrah”, ku sherri i dy të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e armëve, por pa lënë të plagosur.

Nga informacionet paraprake, personi i cili ka qëlluar në ajër është arrestuar nga uniformat blu. Këto të fundit po vijojnë punën për zbardhjen e konfliktit të të rinjve.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/