Të shtënat me armë zjarri në Luarz të Velipojës kanë ngritur në këmbë forca të shumta policie por edhe forcat e FNSH. Mësohet se blutë e Shkodrës ndodhen në vendngjarje, por deri tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të prekur nga plumbat.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe dyshon se aty ka pasur një përplasje me armë mes disa personash, të cilët kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me kallashnikov, referuar edhe gëzhojave të gjetura në vendngjarje.

Po ashtu bëhet me dije se policia mund të ketë rrethuar personat që kanë patur përplasjen me armë, por detaje të reja për ngjarjen pritet të mësohen nga momenti në moment.