Regjistrohet një rast dhune në një nga qendrat e votimit në Durrës.
Një person me inicialet H. M., ka denoncuar se është goditur me grushte nga tre persona në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2, te shkolla “Neim Babameto”.
Policia ka referuar rastin në Prokurori dhe po punon për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të akuzuar, të cilët janë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” D.B., P. P. dhe N. P.
NJOFTIMI I POLICISË
Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi H. M., i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2, Durrës, e kanë goditur me grushte shtetasit D. B., P. P. dhe N. P.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm, për këtë rast.
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e këtyre 3 shtetasve.





