Prej disa orësh, dhjetëra banorë të zonës së Shkozës janë ulur këmbëkryq mbi urën që mban të njetin emër e protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të projektit të nisur nga ARRSH e Ministria e Transporteve.

Ndërsa banorët duken të vendosur të mos lëvizin që aty pa marrë më parë sigurinë që do të dëmshpërblehen, protesta ka pasur herë pas here edhe përplasje mes tyre e forcave të policisë.

Në një video të siguruar nga gazetari Erjon Skëndaj për BalkanWebshfaqet momenti rrëqethës kur një djali të vogël jo më shumë me gjashtë vjeç, i shoqërojnë prindërit për në komisariat.
Një tufë policësh, burra e gra, janë aq të angazhuar për të futur me forcë në furgon e policisë nënën e babanë e tij, sa nuk e dëgjojnë që ulëret e të këput shpirtin me fjalët e tij, “Jooo, mos ma merrni babin”.