Një automjet tip “Benz” është përplasur me autobuzin urban tek rrethrrotullimi tek Stacioni i Trenit, në Durrës. Përplasja është regjistruar pak minuta më parë dhe megjithë praninë e menjëhershme të policisë në vendngjarje, nuk është bërë e mundur shmangia e trafikut të rënduar për minuta me rradhë në këtë zonë.
Përplasja fatmirësisht nuk është shoqëruar me persona të lënduar, por frikë tek pasagjerët e urbanit. Përveç përjetimit të çasteve të panikut, pasagjerët janë detyruar edhe të zbresin nga mjeti i transportit publik dhe t’i drejtohen stacionit të urbanëve për të marrë një tjetër autobuz.
Policia rrugore ka nisur të bëjë verifikimet e çastit dhe ka nisur punën për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.





