FOTO: Pamje nga hyrja e kampit gjatë aksionit të policisë, 20 qershor 2023

Një person thuhet se ka humbur jetën sot dhe shumë të tjerë janë plagosur në kampin e muxhahedinëve, në Manzë, pas një përplasje mes opozitës iraniane dhe policisë.

Nga të dhënat paraprake, “DurrësLajm” mëson se Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK dhe si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i plagosur, dhe rreth 36 persona janë plagosur.

Për ngjarjen ka reaguar edhe zëdhënësi i shtypit të kampit Ashraf, Shahriar Kia, i cili pohon se njëri prej banorëve është vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Drejtori i shtypit në Ashraf, Shahriar Kia: Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit.

Policia e Shtetit dhe Antiterrori po ekzekutonte parditen e sotme një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet e kampit MEK në Manzë të Durrësit. Urdhri i kontrolleve po bëhej në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe për parandalimin e sulmeve kibernetike.