Ka përplasje mes forcave policore dhe protestuesve tek Sheshi Wilson në kryeqytet.

Tensionet janë të pranishme edhe me disa përfaqësues të opozitës, pasi po tentohet “çarja” e kordonit policor.

Nga njëra anë Policia kërkon zhbllokim të akseve rrugore për të lejuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa protestuesit e cilësojnë këtë tubim një të drejtë ligjore.

Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe dy eksponentët e PD-së, të cilët janë vendosur në këtë pikë, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi dhe deputeti Luan Baçi.