Një 41-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur, ndërsa dy bashkatdhetar të tij janë arrestuar në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur në qendër te Selanikut ku 41-vjeçari shqiptar është plagosur me thikë në shpatullën e majtë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurin për ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka gjetur thikën si dhe 3 gëzhoja arme zjarri.

Hetimi ka zbuluar se autorë ishin dy shqiptarë të tjerë, një 34-vjeçar dhe një 36-vjeçar. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi për trafik droge dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Pas arrestimit të dy autorëve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tyre ku ka gjetur dhe sekuestruar 133.51 gram marijuanë dhe 1 celular.