3 të plagosur mbetën gjatë një përplasje mes shqiptarëve dhe serbëve ne Graçanicë të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa policia njofton se dy persona janë arrestuar.

“Nga hetimi preliminar janë nxjerrë në pah dyshimet se të dyshuarit për të cilët dyshohet të ishin nën ndikim të alkoolit përderisa ishin si klient brenda restorantit në fjalë, për shkak të refuzimit të shërbimit nga ana e personelit të restorantit kanë eskaluar me veprimet e tyre, dhe për pasojë njëri nga ata nga jashtë restorantit ka shtënë me armë zjarri”-ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Të arrestuar për ngjarjen janë një 57-vjeçar me inicialet XH.B dhe një 54-vjeçar me inicialet A.L, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.