Kreu i KQZ, i zgjedhur nga opozita, Klement Zguri është shprehur se deklarata e KQZ-së ndaj kryebashkiakëve opozitarë nuk ishte qëndrimi i tij, por i katër anëtarëve të maxhorancës.
“Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta. Njoh dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor”, ka thënë Zguri.





