Në qytetin e Vlorës po zhvillohet mbrëmjen e sotme mbledhja e degës së Partisë Demokratike për këtë qark. Mbledhja është shoqëruar me përplasje, ndërsa drejtuesi politik i Qarkut, Bujar Leskaj ka kërcënuar me dorëheqje.

Ai renditet i pari në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, listë e depozituar mbrëmjen e shkuar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Edhe vetë Leksaj ka shprehur pakënaqësi për listën përfundimtare të qarkut të Vlorës, duke u shprehur kundër listës së miratuar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Ndërkohë që burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë me dije se Partia Demokratike nuk ka bërë ndryshime në listat përfundimtare të kandidatëve, por vetëm plotësimin e kushteve të kërkuar për kandidaturat e aleatëve opozitarë në listë.

Të njëjtat burime thonë se PD ka mundësi ende ditën e nesërme të bëjë ndryshime në listat përfundimtare të kandidatëve.