9nëntor 2015 – Debate dhe replika të forta kanë shoqëruar Dance With Me. Konkurrentet Markela Deda dhe Viola Spiro, i kanë thënë anëtarit të jurisë Robert Aliaj se ia falin sjelljet e javës së kaluar, por përgjigjja e Robertit ka qenë shumë e ashpër.
“Mos u bëni injorante dhe mos u merrni me thashetheme, por hajdeni tregoni qytetari dhe kërceni. Debati ka vijuar më pas edhe me kolegen e tij Valbonën e cila i ka kërkuar Robertit, të ketë minimalisht kulturë dhe t’i dëgjoj konkurrentët kur flasin.
Moderatorja Alketa Vejsiu ka qetësuar Robertin dhe konkurrentët duke iu thënë se kjo është një lojë, e cila duhet shijuar”.
/portali DurresLajm/