Një përplasje mes shqiptarëve, të dyshuar si tregtarë droge, është regjistruar sot në Venezia në mes të ditës, konkretisht në Rio Marin rreth orës 12:30.
Në konflikt janë përfshirë tre shqiptarë, ku sipas mediave vendase dy kanë sulmuar njërin prej tyre.
Fillimisht janë përplasur verbalisht dhe fizikisht. Më pas objektivi i sulmit u ka shpëtuar nga duart dhe ka tentuar të arratiset duke u hedhur në një kanal.
Por megjithatë dy shqiptarët e tjerë e kanë ndjekur pas duke e rrahur. Madje dyshohet se e kanë goditur dhe me thikë.
Ai u shtrua në spital por është jashtë rrezikut për jetën. Të tjerët ikën kur mbërriti policia.
E gjithë skena ndodhi në sytë e një turme kalimtarësh, turistësh dhe banorësh.





