Teksa kryeministri Edi Rama mban fjalën para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të godinës janë shënuar përplasje të ashpra mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë. Këta të fundit kanë nxjerrë me forcë qytetarët jashtë.
Protestuesit e një grup prej rreth 15 personash i kanë dhunuar dhe me shkopa goma. Në foto shihet edhe një protestues i shtrirë në tokë, ndërsa punonjësit e policisë janë pranë tij.