Shënohen përplasje të tjera në protestën e opozitës. Përplasje janë shënuar mes nënkryetarit të PD, Oerd Bylykbashi dhe policisë në sheshin e “Zogut të Zi”.


Pas përpjekjeve të protestuesve për të bllokuar rrugën, atyre iu bë e ditur se është e paligjshme të bllokohet qarkullimi.


Diçka e tillë nuk u prit mirë nga protestuesit, të cilët ia morën dhe thyen megafonin punonjësit të policisë që njoftoi.