DURRËS, 30 nëntor 2014 –  Dhuna zbarkon në futbollin spanjoll. Përpara ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Deportivo La Coruna, një 30 vjeçar ka marrë plagë të rënda pas përplasjes me dy tifozerive në kryeqytetin spanjoll. Sipas mediave spanjolle, dy tifozeritë u përleshën në afërsi të stadiumit “Vincente Calderon” rreth orës 9 të paradites, ndërsa plagë më të lehta kanë marrë edhe 11 tifozët të tjerë.

30-vjeçari që ka marrë plagët më serioze është në gjendje kritike për jetën pasi u sulmua me mjete të forta. Menjëherë pas ngjarjeve ka reaguar edhe klubi i Atletico Madrid që dënoi dhunën.

“Vlerat që promovon sporti duhet të prevalojnë ndaj çdo fenomeni të dhunshëm dhe së bashku duhet të luftojmë kundër këtij fenomeni”, shkruan klubi madrilen në faqen zyrtare. Ky është një rast i izoluar në futbollin spanjoll ku dhuna është një fenomen deri diku i panjohur. Tifozeritë e Atleticos dhe Deportivos njihen për sjelljet armiqësore ndaj njëra tjetrës.