Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në gjirin e Napolit.

Atje, jahtet e dy miliarderëve të njohur janë përplasur këtë të enjte.

Ka qenë vetë Ricardo Salinas Pliego, njeriu i tretë më i pasur i Meksikës, që ka publikuar në rrjete sociale momentet kur superjahti i tij “Lady Moura” u godit nga superjahti tjetër “Venus”, në pronësi të miliarderit të ndarë nga jeta Steve Jobs e që tani administrohet nga bashkëshortja e të ndjerit.

“Jahti i Steve Jobs na goditi”, shkruajti Salinas, ndërsa publikoi prekjen e dy jahteve në bregdetin napoletan.