11 persona humbën jetën dhe 57 të tjerë u plagosën në një aksident të përgjakshëm automobilistik me 7 automjete të përfshira në provincën Sangari në veriperëndim të Turqisë, që i përket departamentit Marmara.
Sipas gazetës Hurriyet, aksidenti fatal ndodhi në autostradën e Marmarasë Veriore rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe besohet të jetë shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën, nisi kur një makinë goditi një kamion.
Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, siç sqaron guvernatori i Sangario, Yasar Karadeniz.
Shtatë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të forta të zjarrfikëses dhe policisë të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Rruga për në Stamboll është e bllokuar deri më tani, sipas mediave lokale.
Sakarya'da zincirleme kaza: 11 ölü, 57 yaralı
— Haber Report (@HaberReport) December 28, 2023
Sakarya'da, Kuzey Marmara Otoyolu'nda, yoğun sis nedeniyle 3’ü yolcu otobüsü, 7 aracın karıştığı zincirleme trafik kazasında 11 kişi öldü, 57 kişi yaralandı. pic.twitter.com/qp57CEyDbI