Koloneli shqiptar, Dritan Demiraj tha se për aq kohë sa KFOR është në Kosovë, Serbia nuk do guxonte të sulmonte ushtarakisht shtetin e Kosovës.
Ai tha se kërcënimet e vazhdueshme të Aleksandër Vuçiç janë thjesht për të fituar pikë në terrenin e vetë politikë në Beograd.
“Unë besoj se për sa kohë që do jetë prania e KFOR, Aleksandër Vuçiç nuk do guxojë kurrë të shkelë territorin e Kosovës, pavarësisht kërcënimeve që bën për përfitime politike. Kemi një militarizim të vazhdueshëm, përgjatë kufirit Serbi-Kosovë. Unë besoj plotësisht që serbet nuk do guxojnë kurrë të shkelin territorin”, theksoi ai.
Kapiteni Artur Meçopllari u shpreh se nëse guxon të prekë territortin e Kosvës, Serbia do të përballet jo vetem më FSK-në, por edhe me NATO-n.
“Është e pamundur, sepse KFOR ka legjitimitet për garantimin e territorit të Kosovës. Çfarëdolloj veprimi të marrë Serbia, këtu nuk ka përballje vetëm me FSK, por me të gjithë NATO për shkak të legjitimitetit dhe autorizimit që ka nga rezoluta 12/44”, theksoi Meçollari.
Duke folur për emisionin “Lufta dhe Paqja”, koloneli tha se ushtria serbe sado e ka shitur veten si “të fortë’ ajo ka humbur gjithmonë në fushë-betejë. Ai shtoi se edhe në këtë momente, në raste të ndonjë konfrontimi të mundshëm ushtarak, FSK-ja e Kosovës do t’i shkaktonte dëme kolosale ushtrisë serbe.
“Ushtria serbe, pavarësisht uniformes, stërvitjes, buxhetit dhe lidershipit të saj, gjithmonë ka dështuar në fushëbetejë dhe ka humbur. Në rast se do guxonte Serbisë, të futej në territorin e Kosovës, dhe në këtë gjendje që është FSK-ja, edhe sikur sot do përballeshin me njëra tjetrën do ti shkaktoni një humbje të jashtëzakonshme”, theksoi Demiraj.