Pas përfundimit të aksionit opozitar para Kuvendit dhe seancës plenare, kanë mbërritur në vendngjarje specialistët kriminalistë të Policisë Shkencore.

Ata kanë nisur të mbledhin provat, ndërsa kanë rrethuar zonën ku u dogjën 4 manekinët me fytyrat e kryeministrit Edi Ramës, Olsi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Geron Xhafajt.

Kujtojmë se deputetët e PD-së shkuan herët sot në kuvend për të hyrë në seancë por janë përplasur me gardën që i ka ndaluar hyrjen brenda.

Gjatë tensioneve, deputetët demokratë u përpoqën të ndalojnë socialistët të hyjnë brenda.

Por duket se e kanë pasur të pamundur pasi deputetë të PS-së kanë hyrë brenda dhe seanca parlamentare vijoi nën drejtimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali e cila zgjati vetëm 30 minuta.