Presidenti amerikan Joe Biden deklaron se homologu i tij rus Vladimir Putin është bërë “i padëshiruar” në mbarë botën.

Për CNN, Biden tha  se Putini është dobësuar nga ngjarjet e fundit sidomos pas përplasjes kreu e “Wagner”, Yevgeny Prigozhin i cili ka ndikuar jo pak në statusin e liderit rus.

Në komentet te tij, Biden këmbënguli se Perëndimi  nuk kishte asnjë lidhje me rebelimin ku theksoi se është Putin ai i cili po humbet luftën me Ukrainën.

“Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën”, tha Biden.

“Ai është bërë pak i pafuqishëm në mbarë botën. Dhe nuk është vetëm NATO, nuk është vetëm Bashkimi Evropian, është Japonia,” u tha Biden gazetarëve.

I pyetur sërish nëse Putini është më i dobët sot se sa ishte javën e kaluar, Biden tha: “E di që është”.