Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pretendon se është dhënë urdhër që të dhunohen deputetët e opozitës dhe protestuesit.
Sipas tij, disa persona që nuk kanë numër identifikimi janë të dërguar të bandave, që i kanë veshur me uniformë.
“Mund të jenë ose të dërguar të bandave për të dhunuar deputetët e PD ose patronazhistë që këta i kanë dhënë uniformën e policisë. Nuk lejohet asnjë polic pa numër identifikimi apo pa emër. Pjesa e të rinjve që janë prapa janë pa numër identifikimi, që do të thotë ushtarë të bandave që këta i kanë veshur me uniformëve policie”, tha Bardhi.