Një ditë pas përplasjeve mes policisë dhe grupeve lokale të serbëve, Aleanca ushtarake e NATO-s u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të ulët tensionet në veri të vendit.

Në një reagim në Twitter, zëdhënësja e NATO-S thotë se zgjidhja duhet të jetë përmes dialogut mes palëve, teksa thekson se misioni i Aleancës dhe KFOR-it vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.