Shembja e banesave në zonën e “5 Majit” është shoqëruar dhe sot me tensione, teksa banorët janë përplasur me policinë, në përpjekje për të ndaluar aksionin e IMT-së.
Ndërkohë, është regjistruar dhe një moment që mund të çonte në përshkallëzim të situatës, ku një prej banorëve, Genc Gjini i ka kërkuar gruas së tij të marrë çiften.
Në këtë moment ka ndëryrë vajza e tij, e cilë është përpjekur ta qetësojë të atin, duke ju drejtuar me fjalët “Të lutem!”.