Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë kanë kujtuar një ditë më parë Xhino Koçën, i cili më 5 mars do të mbushte 30 vjeç.
Në këtë përvjetor të munguar, të afërmit e të riut durrsak e kanë kujtuar atë me një ceremoni prekëse buzë detit, te sheshi para Sfinksit, duke lëshuar në qiell 30 pëllumba dhe 30 tullumbace të bardha.
“Data 5 mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5 marsi, ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, Xhinos.
Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë… 30 pëllumba dhe 30 tollumbacë të bardhë do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon.
Më 5 mars, ora 17:00 tek sheshi para Sfinksit ju që do keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të Xhinos jeni të mirëpritur.
Familjarë, të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sado pak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino”, njoftonte më herët e ëma, stilistja e njohur Lira Koça.
Xhino u nda nga jeta tragjikisht në gusht të vitit 2020 në moshën 29-vjeçare. Ai ishte prekur nga Covid-19 dhe po trajtohet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë.