Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa momente përmes fotove nga samiti BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur një ditë më parë në Bruksel.

Ai shfaqet duke takuar disa prej liderëve evropianë gjatë takimit.

“me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.