SIRI 22 shkurt 2014 – Nuk kanë fund sulmet ajrore të regjimit sirian kundër popullsisë civile në Aleppo. Bombardimi i fundit, i ndodhur më 14 shkurt, shkaktoi vdekjen e së paku 33 personave. Mes viktimave 12 të mitur dhe dy femra, të dhëna këto të publikuara nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. 

Mijëra ndërtesa të shkatërruara, të goditura nga raketa dhe bomba si dhe familjet e mbetura pa strehë. Që nga fillimi i përleshjeve mes ushtrisë së qeverisë dhe rebelëve, sulmet mbi civilët kanë qenë të vazhdueshme dhe intensive, sidomos në qytetin e Aleppo. 

Një djalë i vogël që mban në krah të motrën, e cila mrekullisht ka shpëtuar nga rrënojat e shtëpisë së tyre të shkatërruar si pasojë e bombardimeve, është shndërruar në imazhin dëshmi të dhimbjes së madhe që përjetojnë njerëzit atje. 

Fotografitë e fëmijëve që përqafohen kanë përlotur miliona njerëz në të gjithë botën.