Pjesëmarrja e qytetarëve në votime në bashkinë e Durrësit dhe Shijakut është mjaft e ulët deri në orën 15.00.

Në Durrës kjo pjesëmarrje është rreth 10%, ndërkohë që në Shijak është edhe më e ulët. Gjithsesi duket se tashmë kur ora shënon 17.00 pjesëmarrja është rritur disi. Në një komunikim telefonik për DurrësLajm, kreu i PD Shijak, Rezeart Tusha bën të ditur se pjesëmarrja ka arritur në 12%.

Sipas Tushës, në këto momente ka tensionim në rradhët e PS-së, pasi duan të rrisin me çdo kusht përqindjen. 

Përjashtim bën vetëm bashkia e Krujës, në të cilën pjesëmarrja është rreth 15% deri në orën 15.00.

Shifrat e publikuara nga KQZ për pjesëmarrjen deri në orën 15.00

Durrës 24584

Shijak 3810

Krujë 13000

Votuesit me të drejtë vote

Durrës – 251 457 votues

Shijak – 34 723 votues

Krujë – 60 610 votues

Kujtojmë se votimet në qarkun e Durrësit kanë qenë mjaft të lakuara në media kohët e fundit, kjo për shkak të publikimit të përgjimeve të dosjes 339.

Në Shijak kandidon Elton Arbana emri i të cilit del në përgjime dhe opozita nënvizon se ai është i përzgjedhur nga grupi kriminal i Avdylajve.

Ndërkohë, në Krujë kandidon për një mandat të dytë Artur Bushi nga PS. Edhe ky një emër i sulmuar shpesh nga opozita.

Ndërsa në Durrës, pas 3 mandatesh rresht, Vangjush Dako vendosi të tërhiqej duke propozuar në vend të tij kandidaten Valbona Sako.