Një e përditshme ka sajuar vizita amerikanësh në bazën detare të Durrësit. E vërteta është se më 12 nëntor 2013 diplomatë të “Dajë Samit” dhe ushtarakë shqiptarë të veshur civil kanë ngrënë dhe pirë në afërsi të Currilave, pasi inspektuan portin e Durrësit! Sugjerim miqësor / Gazeta shqiptare-italiane e Tiranës mund të bënte investigim për të vërtetën e një TEC-i qymyri, asfiksues për Durrësin, që do të ndërto-jë/nte ENEL-i në Porto Romano afër “Bishtit të Pallës” dhe pse Roma ka miratuar leje më 19 shtator 2013 kur Berisha e ka pezulluar projektin para 2 vjetësh
DURRËS, 17 nëntor 2013 – “Armët kimike, plani SHBA, ishte zgjedhur Bisht-Palla / Baza u inspektua 2 muaj nga ekspertët e SHBA”, një e përditshme serioze e Tiranë-Barit e datës 17 nëntor 2013 ka rënë pre thashethemesh. Më keq akoma, janë bërë sajime për gjoja përdorimin e ish-bazës detare të Kepit të Palit në Durrës për asgjësimin e arsenalit luftarak kimik sirian.
Amerikanët, në Bisht-Pallë apo në Currila?
Në fakt, burime diplomatike amerikane dhe të shërbimit sekret të ushtrisë pranë forcave detare shqiptare në Plepa i thanë “Dyrrah”-ut se një rikonjicion i kryer nga personeli i ambasadës amerikane është bërë në portin e Durrësit në drejtimet Durrës-Ndroq dhe Durrës-Elbasan. Janë inspektuar dhe depot e ushtrisë në afërsi të Romanatit. Më 12 nëntor 2013 dy xhipa me ngjyrë të bardhë, me targa CD 23[…] dhe CD23[… – ruajmë sekretin – “Dyrrahu”] të shoqëruar nga një fuoristradë e policisë ushtarake, që më parë ka qenë pjesë e eskortës së ish-ministrit të Mbrojtjes Gazmir Oketa, kanë inspektuar shkurtazi portin njëlloj si tri fuoristrada të tilla 10 ditë më parë inspektuan terminalin e kontejnerëve. Më pas amerikanët drekuan bashkë me ushtarakët shqiptarë të veshur civilë në një restorant afër Currilave. Vizita në Durrës u krye me dijeni dhe urdhër të gjeneralit të brigadës Muhamet Buçpapa, me detyrë zëvendëskomandant i Brigadës së Mbështetjes Rajonale (sipas dekretit nr. 8229, datë 24.6.2013, të Presidentit të Republikës Bujar Nishani). “Dyrrah”-u ka qenë në dijeni qysh më 12 nëntor, por, në marrëveshje me burimet, për shkak të karakterit delikat të problemit, nuk mund të informonim. Po këto burime i thanë “Dyrrah”-ut se sajuesit e lajmit kanë shfrytëzuar dijenitë e ndonjë ish-ushtaraku të mbrojtjes civile për cektësinë e detit në afërsi të Kepit të Palit. Nga ana tjetër, kjo e përditshme prestigjioze afër së majtës ka bërë ri-kapitullim shkrimesh politike për privatizimin e territorit të bazës detare në veri të qytetit të Durrësit. Autori, ndonëse ish-oficer gjitharmësh, nuk ka njohuri nga proceset e çaktivizimit të lëndëve helmuese luftarake. Ai duhej ta dinte se dhe projekti i asgjësimit të arsenalit kimik shqiptar me asistencë ndërkombëtare nuk ka parashikuar kurrë Durrësin dhe realizimi i tij është bërë në Qafë-Mollë.
Helmet e TEC-it me qymyr
Ndërkohë problem ka qenë synimi për të ndërtuar në afërsi të Kepit të Palit të kompleksit energjetik, sidomos të një TEC-i me qymyr të ENEL-it. E përditshmja shqiptare-italiane duhej të pasqyronte kundërshtimin në 6 komunat / qytete të Barit të mundësisë së ndërtimit të linjës së transmetimit të energjisë nga Porto Romnanoja e Durrësit (në afërsi të Kepit të Palit) në Polignano. Autori, si ish-zëdhënës i Këshillit të Qarkut të Durrësit por edhe raportuesit e Durrësit të medieve qendrore), duhej të heton-te/in për TEC-in tek i ashtuquajturi “Bisht i Pallës” me qymyr që është pezulluar nga qeveria e kaluar, sipas kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Nga ana tjetër, ky i fundit shtoi se nuk i dihet se çfarë ka bërë nën rrogoz ish-kryeministri Berisha. Por ky TEC me qymyr, që u dëbua nga Apeninet, është ende efektiv për qeverinë e Romës, e cila ka miratuar më 19 shtator 2013 lejen për ndërtimin e një linje transmetimi nga TEC-i me qymyr Porto Romano (alias “Bisht i Pallës”)-Itali. “Gazzetta del Mezzogiorno”, e përditshmja puljeze, eprore dhe e së përditshmes së Tiranës, ka shkruar për këtë skandal që po e kundërshton pushteti vendor i Barit. “Dyrrah”-u (shih: durreslajm.com/speciale/roma-
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





