Një studiues danez zbuloi dorëshkrimin e një përralle të panjohur më parë, të Hans Christian Andersen "Tallow candle". Dorëshkrimi ndodhej në fundin e një kutie midis një grumbulli fletësh të tjera.

Përralla tregon për një qiri, i cili për një kohë të gjatë nuk mund të kuptonte qëllimin përse ishte krijuar. Kurse më pas e mësoi atë gjatë ndezjes.

Ekspertët sugjerojnë se Hans Christian Andersen e shkroi përrallën "Candle" gjatë kohës së studimeve në shkollë në vitet 1820. Madje më tepër se kaq, kopja e gjetur, sipas mendimit të tyre, është dorëshkrimi i tekstit fillestar.