Çdo vit, vetëm në SHBA industria e ushqimit është përgjegjëse për rreth 150 mijë tonë humbje të lëvozhgave, raporton “Business Insider”.
Kur vjen puna te vezët, lëvozhga padyshim që përfundon në kosh të mbeturinave, sapo të jetë çarë. Por në vend që t’i flakni tutje, merrni parasysh edhe opsionin tjetër që t’i hani. Jo vetëm për hir të ambientit, por sepse kanë vlera ushqyese.
E përditshmja britanike “Mirror”, shkruan se lëvozhgat e vezës janë të pasura me kalcium, sepse janë 95 përqind karbohidrat kalciumi, që përdoret si ilaç për të trajtuar urthin, problemet me tretjen dhe stomakun.
Vetëm një lëvozhgë veze përmban rreth 2 gramë kalcium. Megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet të ta konsumoni lëvozhgën siç është.
Mënyra më e mirë për të marrë benefitet e saj është që fillimisht t’i zieni, në mënyrë që të hiqni çdolloj bakteri të dëmshëm. Më pas piqini në furrë për rreth 20 minuta.
Pas kësaj, ato do të jenë thërrmuara si pluhur, masë të cilën mund ta kaloni në blender.
Pikërisht ky pluhur është një burim shumë i mirë kalciumi që ndihmon në qetësimin e dhimbjeve dhe problemet me kockat.