Kur vjen puna tek antioksidantët, domatet janë ndër ushqimet më të pasura dhe më me vlerë për mirëqenien e njeriut.
Përveç antioksidantëve, domatet janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale, ndaj duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.
Në Shqipëri gjenden nëpër supermarketet e mëdha ose dyqanet me produkte organike.
Domatet i gjejmë në ngjyrë të kuqe, jeshile, të verdhë dhe portokalli.
Antioksidantët Tek Domatet Portokalli Përthithen Më Shumë Nga Organizmi
Ekspertët ushqimorë në Universitetin e Ohajos kanë arritur të rrisin një varietet të veçantë domatesh me ngjyrë portokalli, shumë më të pasura me antioksidantë se domatet e kuqe të fushave.
Këto domate me ngjyrë portokalli përmbajnë një varietet antioksidantësh që përthithet më shpejt nga trupi se të tjerat që gjenden tek domatet e kuqe.
Likopeni tek domatet, është një nga antioksidantët më të vyer për shëndetin.
Ai ul rrezikun e shfaqjes së kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe problemeve me shikimin.
Për të shqyrtuar më tej vlerat e domateve me ngjyrë portokalli për shëndetin, ekspertët kryen edhe një eksperiment tjetër ku u përfshinë 12 vullnetarë.
Përpara nisjes së eksperimentit, vullnetarët nuk konsumuan domate për 13 ditë.
Në disa vakte të ndryshme, ata konsumuan makarona me salcë domatesh. Në një rast, salca ishte përgatitur me domate të kuqe e në raste të tjera me domoate me ngjyrë portokalli.
Analizat e gjakut treguan se përthithja e likopenit nga salca me domate në ngjyrë portokalli ishte 2.5 herë më e lartë se ajo e salcës me domate të kuqe.
Nivelet e likopenit në gjak rriteshin më shumë pesë orë pas vaktit dhe në shumë raste 200 herë më të larta se treguesit e antioksidantëve të domates së kuqe.
Ekspertët thanë se domatja e kuqe mund të ketë më shumë likopen se domatja me ngjyrë portokalli.
Megjithatë, likopeni tek domatja e kuqe është në formë jo të përshtatshme për të garantuar një përthithje cilësore nga organizmi./AgroWeb.org