Konsumi i vezëve të paktën 4 herë në javë bën shumë mirë për shëndetin e syve. Sipas një studimi të publikuar në revistën Clinical Nutrition, kjo gjë mbron shikimin nga një sëmundje e rëndë që është shumë e zakonshme në moshën e tretë, makulopatia, që godet retinën dhe që mund të sjellë edhe verbëri.
Nga statistikat rezulton se kush ha të paktën 4 vezë në javë ul rrezikshmërinë deri në 49% në krahasim me persona të cilët konsumojnë vetëm një vezë në çdo 7 ditë. Por jo vetëm, edhe në ato raste kur pacientët ishin të prekur nga kjo sëmundje, nëse në regjimin ushqimor shtonin sasinë e vezëve, kishte 65% më tepër mundësi që sëmundja të mos përkeqësohej.
Ekspertët e universitetit “Westmead” për kërkime shkencore në Australi, për këtë studim kanë monitoruar për 15 vjet rreth 3700 pacientë.