Përpara plazhit të gjithë priremi të reduktojmë ushqimin apo produktet që e dimë se ndikojnë negativisht në organizmin tonë. Ndërkohë ka edhe persona të cilët vuajnë nga ajo që quhet “zorra e irituar” dhe që ndihen të fryrë pasi konsumojnë një ushqim të caktuar.
Për të kuptuar se cilat janë produktet që e acarojnë zorrën tonë dhe bëjnë që barku ynë të jetë gjithmonë i fryrë, duhet ta pastrojmë njëherë atë. Kjo realizohet nëpërmjet detoksifikimit.
Dieta detoksifikuese është e këshillueshme të realizohet nga një specialist në mënyrë që kombinimi i produkteve të jetë i duhuri dhe ju të merrni vlerat e nevojshme ushqimore. Kohëzgjatja e dietës detox mund të fillojë nga 15 ditë deri në 6 javë.